TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 16:35

Shqipëria luan “finalen” me Ukrainën, Eros Grezda i ‘bashkohet’ kombëtares pak orë para ndeshjes (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria luan “finalen” me Ukrainën, Eros Grezda i

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes mes Kombëtares shqiptare dhe Ukrainës. Kujtojmë që kjo sfidë përmbyllëse e Ligës së Kombeve, nis në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Ditën e djeshme, Kombëtares shqiptare i është bashkuar edhe Eros Grezda. Ish-i kuqezi dhe i Partizanit është bërë së bashku me miqtë e tij në hotelin ku kuqezinjtë po qendrojnë.

Krah lojtarëve të Kombëtares, me Eros Grezdën ishin  dhe hoxhë Ahmed Kalaja dhe mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji. Një vizitë motivuese disa orë para ndeshjes kundër Ukrainës, e cila vulos fatet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Shqipëria luan “finalen” me Ukrainën, Eros Grezda i

eros grezda ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje