
Triumf mes vuajtjesh i Kosovës përballë Lituanisë. “Dardanët” e trajnerit Foda festuan falë rezultatit minimal 1-0.
Pas një kombinimi me Muriqin, ishte Muharrem Jashari, ai që shënoi në portën mike. Sidoqoftë, Jashari e la ekipin me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45 të takimit.
Rezultati i pjesës së parë mjaftoi që "Dardanët" të merrnin fitoren e dytë përballë lituanezëve.
Liga e Kombeve praktikisht mund të jetë mbyllur në lojë, por pritet vendimi i KAS-it për ndeshjen me Rumaninë. Sukseset e Zhegrovës me shokë kanë bindur tifozët e përfaqëueses dhe ecuria duket brilante për kualifikueset e ardhshme.
Lini një Përgjigje