TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2024, 18:52

Sulmet ajrore në Gaza i marrin jetën portierit të Palestinës, shkon në 539 numri i sportistëve të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ajrore në Gaza i marrin jetën portierit të

Futbolli palestinez është në zi. Portieri i skuadrës Al-Sham në Palestinë, i quajtur Ramzi Al-Safadi është vrarë. Sulmet ajrore nga Izraeli në drejtim të Gazës kanë sjellë vdekjen e portierit, por edhe të vëllait të tij.

36-vjeçari është sportisti i 539 palestinez, në pak më shumë se një vit, që është vrarë nga IDF (ushtria izraelite), nga përshkallëzimi i konfliktit pas sulmit të 7 tetorit 2023, i cili çoi në një përgjigje disproporcionale nga vendi hebre, që çoi në mbi 42 mijë numrin e viktima palestineze.

Një ngjarje e rëndë që ka prekur jo vetëm Palestinën, por edhe botën e futbollit. Ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Palestinës në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Federata njofton se Izraeli po shkatërron dhe fushat sportive. Këtu përfshihen edhe sulme ndaj stadiumeve, ku epiqendër e tyre është Jeruzalemi Perëndimor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by الاتحاد الفلسطيني لكرة القدم- PFA (@palestine.fa1)

ramzi al safadi portieri i skuadrës al sham futbollisti palestinez

Lini një Përgjigje