
UEFA zhvilloi sot në sallën “Grimaldi Forum” në Monako ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Konferencës për këtë edicion, i cili kulmon me finalen në Athinë.
Kampionët e Kosovës, Ballkani, kanë njohur ekipet që do të kenë përballë. Edhe pse rivalët nuk janë aspak të lehtë, sërish shihet që janë shmangur gjigandët. Skuadra e Ilir Dajës është shortuar në Grupin C, së bashku me Dinamon e Zagbrebit, Viktoria Plzen dhe Astanën, skuadra që eliminoi Partizanin në fazën “playoff”.
Gjithashtu shihen dhe kundërshtarë të kalueshëm për skuadrat pretendente si Aintrahti i Frankfurtit, Fiorentina dhe Lila.
Sa i përket Lexhias ku aktivizohet Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka shihet një grup i vështirë me AZ Alkmarin, Aston Vilën dhe Zrinjskin.
Shorti i grupeve të Ligës së Konferencës:
GRUPI A: Lilë, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, Klaksvik
GRUPI B: Gent, Makabi Tel Aviv, Zoria, Breidablik
GRUPI C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, Ballkani
GRUPI D: Klub Bryzh, Bodo/Glimt, Beshiktash, Lugano,
GRUPI E: AZ Alkmar, Aston Vila, Legia, Zrinjski,
GRUPI F: Ferencvarosh, Fiorentina, Genk, Çukariçki,
GRUPI G: Eintraht Frankfurt, PAOK, HJK, Aberdin
GRUPI H: Fenerbahçe, Ludogorets, Spartak Trnava, Nordsjelland
Lini një Përgjigje