
UEFA zhvilloi sot në sallën “Grimaldi Forum” në Monako ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës në grupe të Ligës së Europës për këtë edicion, i cili kulmon me finalen në Dublin.
Tashmë dihen 32 skuadrat pjesëmarrëse dhe shorti ka përcaktuar edhe ndarjet në grupe, që tregojnnë rrugëtimin fillestar drejt finales së 22 majit.
Shorti pothuajse ka qenë i balancuar, teksa ka shmangur përballjet e forta që në këtë fazë. Roma e Marash Kumbullës ka peshkuar skuadra jo të forta siç është Slavia Pragë apo Sherifi i Tiraspolit.
Redon Xhixha do të përballet me Granit Xhakën, pasi shorti ka rezervuar Qarabag në grup me Leverkusen. Ndërsa Qazim Laçi me Spartën e Pragës do të ketë rivalë të fortë.
Shorti i grupeve të Ligës së Europës:
GRUPI A: Uest Hem, Olimpiakos, Frajburg, Baçka Topola (TSC)
GRUPI B: Ajaks, Olimpik Marsejë, Brajton, AEK Athinë
GRUPI C: Rejnxhërs, Real Betis, Sparta Pragë, Aris Limasol
GRUPI D: Atalanta, Sporting CP, Shturm Grac, Rakov
GRUPI E: Liverpul, LASK, Union SG, Tuluzë
GRUPI F: Vijareal, Ren, Makabi Haifa, Panathinaikos
GRUPI G: Roma, Slavia Pragë, Sherif Tiraspol, Servet
GRUPI H: Leverkusen, Karabak, Molde, Haken
Lini një Përgjigje