TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 17:27

Shkëlqeu në “Ligën Një” me 21 gola dhe 8 asiste, sulmuesit që i mungon ftesa nga Shqipëria fiton çmimin si lojtari i sezonit në Angli

Shkruar nga Pamfleti
Shkëlqeu në “Ligën Një” me 21 gola dhe 8 asiste,
lorent tolaj

Lorent Tolaj është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te Plimuthi në “Ligën Një” të Anglisë, pas një edicioni mbresëlënës në kategorinë e tretë të futbollit anglez. Sulmuesi shqiptar zhvilloi një sezon të suksesshëm, duke realizuar 21 gola dhe duke dhënë 8 asistime në të gjitha kompeticionet, në 34 ndeshje të luajtura.

24-vjeçari rezultoi një përforcim i rëndësishëm për skuadrën angleze, pasi iu bashkua klubit pas aventurës te Port Vale, ku gjithashtu kishte paraqitje pozitive. Forma e tij e lartë ka tërhequr vëmendjen në merkato dhe gjatë verës pritet të jetë pjesë e diskutimeve për një transferim të ri. Mes klubeve të interesuara është përmendur edhe emri i Gllasgou Rejnxhërs.

Pavarësisht paraqitjeve të mira në Angli, Tolaj nuk është grumbulluar ende nga Kombëtarja shqiptare. Deri më tani ai ka luajtur vetëm me ekipet zinxhir të Zvicrës.

Sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendje edhe jashtë fushës, pasi ka festuar golat me simbolin e shqiponjës. Sipas statistikave, ai renditet ndër futbollistët shqiptarë me më shumë gola të realizuar këtë sezon në Europë.

Shkëlqeu në “Ligën Një” me 21 gola dhe 8 asiste,

lorent tolaj sulmuesi shqiptar plimuth

Lini një Përgjigje