TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2026, 17:06

Nagelsman nuk e përzgjodhi për Kupën e Botës, Brajan Gruda lë Gjermaninë dhe vendos të vijë në Shqipëri (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Nagelsman nuk e përzgjodhi për Kupën e Botës, Brajan Gruda
brajan gruda-julian naglesman

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një “story”, ku shihet se ndodhet në Shqipëri, më konkretisht në qytetin e Shkodrës.

Vizita e talentit 20-vjeçar vjen në një moment kur emri i tij vazhdon të lakohet për një të ardhme të mundshme me Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret apo vendim zyrtar në lidhje me një ndryshim të mundshëm përfaqësimi.

Së fundmi, Gruda nuk u përfshi nga trajneri Julian Nagelsman në listën e Gjermanisë për Kupën e Botës, që do të zhvillohet këtë verë. Aktualisht, ai vazhdon të jetë pjesë e Gjermanisë U-21, ndërsa mbetet e paqartë nëse në të ardhmen do të arrijë të debutojë me ekipin e parë të “Pancerave”.

Në aspektin e klubeve, pas përfundimit të huazimit te Lajpcigu në Bundesligë, Brajan Gruda pritet të rikthehet në Angli, te Brajtoni në Premier Ligë.

Nagelsman nuk e përzgjodhi për Kupën e Botës, Brajan Gruda

bralan gruda futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje