TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2023, 20:59

Shkëlqejnë Muçi dhe Çelhaka, Legia fiton pastër, Roma dhe Liverpuli zhgënjejnë në transfertë, Leverkusen kualifikohet si kreu i grupit

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlqejnë Muçi dhe Çelhaka, Legia fiton pastër,

Liga e Europës dhuroi emocione me ndeshjet e katërta në grupe. Roma pësoi disfatë 2-0 ndaj Slavias së Pragës, në takimin e grupit G të luajtur në Çeki. Vendasit shënuan me Jureckan në minutë ne 50, ndërsa dyfishuan shifrat më pas me Masopust në minutën e 70. Kështu, ekipi i Murinjos ka 9 pikë në vendin e dytë, po aq sa Slavia e vendit të parë.

Në grupin E, Liveepuli u mund 3-2 nga Tuluza në “Stadium Municipal”. Golat për francezët erdhën nga Dunum, Dalinga dhe Magri. Një autogol i Kaseres dhe goli i Diego Zhotas rikthyen në lojë “The Reds”, por ishte tepër vonë. Liverpuli kryeson grupin me 9 pikë, 2 pikë më shumë se uluza

“Aspirinat” e Bajer Leverkusen duket të jenë me të vërtetë të papërmbajtshëm këtë sezon, teksa në transfertën azere të Karabagut kanë siguruar fitoren e katërt radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Djemtë e teknikut Çabi Alonso arritën të fitonin me rezultatin minimal 0-1, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi në minutën e 93, pas një penalltie të ekzekutuar në mënyrë fenomenale nga “bomberi” nigerian, Viktor Boniface.

Falë këtij 3 pikëshi, “aspirinat” ngjiten në kuotën e 12 pikëve, në grupin H dhe sigurojnë automatikisht kualifikimin si të parët e këtij grupi, ndërsa skuadra e Karabagut, mbetet në vendin e 3 me vetëm 3 pikë.

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka kanë shkëlqyer në ndeshjen e sotme që Legia e Varshavës ka luajtur në shtëpi përballë Zrinjski. Sfida e zhvilluar në kuadër të raundit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.

Golat për polakët u shënuan nga Augustiniak në minutën e 14 dhe Zhosue, i cili shënoi me penallti në minutën e 3. Legia i mbylli llogaritë e sfidës që në pjesën e parë. Ndërsa dy shqiptarët që e nisën sfidën titullar zhvilluan një ndeshje perfektë, duke qenë një ndihmë për fitoren e ekipit. Çelhaka ishte i pakalueshëm në mesfushë, ndërsa Muçi krijoi shpeshherë raste goli me kundërsulmet e tij dhe driblimet vrastare. Mesfushori u zëvendësua në minutën e 64, ndërsa Muçi në minutën 84.

Me këtë fitore, Legia shkon në vendin e parë me 9 pikë, 3 më shumë se Aston Vila. Çukariçki-Fiorentina u mbyll 0-1

roma liverpul bajer leverkusen liga e europës liga e konferencës

Lini një Përgjigje