TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2023, 19:56

Shqipëria rikthehet në fushë për dy sfidat vendimtare, Broja apo Çuni dilema e madhe e trajnerit Silvinjo

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria rikthehet në fushë për dy sfidat vendimtare, Broja

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, më 17 dhe 20 nëntor për kualifikueset e “EURO 2024”. FSHF do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo ditën e nesërme. Ftesat janë dërguar dhe biletat janë rezervuar për kthimin e yjeve kuqezi në Tiranë.

Emrat në listë janë thuajse të ditur ende pa u publikuar falë edhe rezultateve fantastike të djemve në këtë rrugëtim. Lojtarët do të jenë thuajse të njëjtët, por me vetëm 1 ndryshim. Prej ditësh trajneri brazilian ka patur një dilemë shumë të madhe sa i përket fazës së sulmit: Armando Broja apo Marvin Çuni.

Në gjendje optimale, sigurisht, sulmuesi i Çelsit do e kishte vendin e sigurt në listë falë cilësive të jashtëzakonshme që ka, por dëmtimi duket se do t’i mohojë një tjetër grumbullim me shokët kuqezi.

Marvin Çuni nga ana tjetër bëri debutimin e tij me fanelën e Kombëtares në miqësoren me Bullgarinë, ndërsa vjen dhe nga një formë shumë e mirë, teksa shënoi gol në fundjavën që lamë pas me Frozinonen në Serinë A.

Jasir Asani, Arbnor Muja, Sokol Cikalleshi, Mirlind Daku, Taulant Seferi, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni janë të sigurtë në listë dhe një prej dy talentëve të sipërpërmendur do t’u bashkangjitet, por ekziston edhe mundësia që Silvinjo ta mbyllë me kaq repartin e sulmit.

armando broja marvin çuni silvinjo

Lini një Përgjigje