
Ballkani ka marrë një pikë të rëndësishme në “Astana Arena” (Astana), ndaj Astanës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4 të Ligës së Konferencës që përfundoi 0-0.
Sinjalet e para i lëshoi skuadra e drejtuar nga Ilir Daja. Ishte Almir Kryeziu që provoi të zhbllokonte ndeshjen, por pa ia dalë dot. Vendasit nga Kazakhistani patën minutat e tyre të mira, gjithsesi mbrojtja e Ballkanit ishte në nivelin e duhur, duke mos lejuar hapësira. Në minutën e 33, portieri Kondriç i mohoi golin Kryeziut, pas një goditje të bukur nga distanca.
Në minutën e 73, Gripshi flirtoi me golin, por fati nuk ishte me të. Me këtë rezultat, Ballkani ka katër pikë dhe mban vendin e 3, po aq sa ka Astana e vendit të dytë.
Lini një Përgjigje