TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2023, 16:44

Ndeshja më e gjatë në histori, përfundon pas 5 orësh sfida e kampionatit ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja më e gjatë në histori, përfundon pas 5 orësh

Skuadrat e Premier Ligës së futbollit ukrainas, Dnipro-1 dhe Oleksandria, luajtën për gati pesë orë të hënën, që është ndeshja më e gjatë në historinë e kampionatit ukrainas. Ndeshja e javës së 13, e cila u luajt në Dnipro, filloi në orën 17:00 dhe përfundoi pak para orës 22:00, pas gati 280 minutash.

Kjo ishte për shkak të ndërprerjeve të shumta për shkak të alarmeve për sulm ajror. Ndeshjet, të cilat luhen pa spektatorë për arsye sigurie, duhet të ndërpriten në rast të një alarmi ajror që u dëgjua disa herë gjatë ndeshjes mes Dnipro-1 dhe Oleksandria.

Ndeshja midis Stokport dhe Donkaster Rovers në vitin 1946 zgjati 203 minuta, por sfida e ligës së parë në Ukrainë zgjati më shumë dhe u bë më e gjata në histori. Në fund, Dnipro fitoi 1-0, ndërsa golin vendimtar e shënoi Aleksandar Filipov në minutën 34 të takimit.

Dnipro aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin ukrainas me 27 pikë, po aq sa edhe Krivbasi kryesues. Shakjori i Donjetskut është i katërti me 24 pikë, ndërsa Dinamo e Kievit është në vendin e tetë me 16 pikë.

dnipro oleksandria kampionati ukrainas

Lini një Përgjigje