
Champions League dhuroi emocione në ndeshjet e katërta të grupeve. Reali i Madridit nuk njeh rezultat tjetër veç fitores, teksa e radhës në kompeticionin më të rëndësishëm për grupe erdhi ndaj Bragës në shtëpi me shifrat 3-0. Portugezët gabuan 11-metërsh në fillim të takimit me Djalo, për të pësuar më pas 3 gola, përkatësisht nga Diaz, Vinisius dhe Rodrigo.
Në grupin D, Interi triumfoi 0-1 ndaj Salcburgut, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve dhe duke prerë biletën për në fazën tjetër. Takimi u vendos nga një gol i Martinez me penallti në fund.
Në minutën e 77, mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani “flirtoi” me eurogolin. Tentativa e tij nga jashtë zonës, u ndal në vështirësi nga portieri kundërshtar.
Në grupin A, Bajerni i Mynihut kaloi 2-1 Gallatasarajin në shtëpi me dopietën e Herri Kejn dhe golin e Bakambu për Gallatasarajin. Në “Parken Stadium” (Copenhagen), takimi mes Kopenhagen dhe Mançester Junajtid përfundoi 4-3. “Djajtë e Kuq” shënuan 2 herë brenda 28 minutash me Hojlund, por dalja e Rashford me karton të kuq komplikoi gjithçka.
Vendasit vendosën ekuilibrat brenda pjesës së parë me Eliounusi dhe Gonçalves. Pavarësisht se ishin në inferioritet numerik, ekipi i Ten Hag “tundi rrjetën” në minutën e 69 me Fernandes. Gëzimi ishte i përkohshëm, pasi Lerager nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, ndërsa Runi Bardi tërboi në festë tifozët e Kopenhagenit me golin e realizuar në minutën e 87.
Lini një Përgjigje