TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 20:59

Benfika mposhtet në Spanjë dhe eliminohet nga Champions League, Napoli frenohet në shtëpi nga Unioni i Berlinit dhe shtyn kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Benfika mposhtet në Spanjë dhe eliminohet nga Champions League, Napoli

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të kësaj mbrëmjeje të Champions League. Napoli ka barazuar në “Maradona” përballë Unionit të Berlinit me rezultatin 1-1, ndërsa Real Sociedad ka fituar në shtëpi kundër Benfikës 3-1.

Në “Reale Arena” (San Sebastian), llogaritë e ndeshjes u mbyllën shumë shpejt, që në 10 minutat e para.

Golat e Merino dhe Ojarzabal shtruan rrugën drejt suksesit, ndërsa pjesa e parë kishte ende për të thënë. Sulmuesi Ander Barrenetea thelloi shifrat, para se Mendez të gabonte pak më vonë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, mysafirët ngushtuan shifrat me Rafa Silvën, pa mundur dot të ndryshonin fatin e takimit.

Benfika është eliminuar nga Champions League, ku pas 4 ndeshjeve renditet në vendin e fundit me grup me 0 pikë. Ndërsa Sociedad merr një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm, duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë.

Në krahun tjetër Unioni i Berlinit mban gjallë shpresat për vendin e 3 për të kapur Ligën e Europës me barazimin që i mori Napolit. Ndërsa këta të fundit shpërdoruan një mundësi të artë që t’i ushtronin “presion” Realit në luftën për kreun e renditjes.

napoli unioni i berlinit benfika real sociedad champions league

Lini një Përgjigje