TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 20:37

Një shqiptar protagonist në Kroaci, asist vendimtar i 24-vjeçarit në fitoren e Hajdukut të Splitit kundër ekipit të Zekiç (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një shqiptar protagonist në Kroaci, asist vendimtar i

Hajduku i Splitit triumfoi 0-1 ndaj Osijekut të Zoran Zekiç, në ndeshjen e kampionatit kroat. Goli i vetëm i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë.

Ishte ish-lojtari i Interit, Marko Livaja që shfrytëzoi në maksimum një asist të futbollistit shqiptar, Emir Sahiti.

Sulmuesi 24-vjeçar numëron 14 ndeshje këtë edicion, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar pasin e fundit 2 herë.

Kujtojmë që ai ka nisur karrierën te Rabotnicki, në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin luajti 3 sezone.

emir sahiti futbollisti shqiptar hajduku i splitit

Lini një Përgjigje