TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 20:14

“Jemi të uritur për sukses”, Granit Xhaka këshillon Leverkusenin: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi të uritur për sukses”, Granit Xhaka këshillon

Leverkuseni ka bërë një fillim perfekt të kampionatit dhe deri më tani po rezulton një surprizë, pasi kryeson Bundesligën. Gjithsesi, mesfushori i skuadrës, Granit Xhaka i kërkon i kërkon ekipit të qendrojë me këmbë në tokë.

Jam i bindur se ekipi ynë i ri është i uritur për të arritur gjëra të mëdha. Ne e dimë që kemi bërë një punë të mirë dhe të madhe deri më tani, por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë. Pas dhjetë xhirove asnjë ekip deri më tani nuk e ka fituar titullin e kampionit.

Trajneri- Alonso është shumë i sinqertë me ne dhe kjo është e rëndësishme, sidomos në këtë fazë kur të gjithë po na lavdërojnë duke thënë se po i dominojmë kundërshtarët. Nuk është e lehtë të qendrosh me këmbë në tokë kur vazhdimisht dëgjon lavdërime të tilla, por trajneri Alonso kujdeset dhe sigurohet që gjithçka të jetë në vendin e duhur” – Tha ai.

granit xhaka mesfushori shqiptar leverkusen

Lini një Përgjigje