TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 18:11

Vazhdon rritja e nivelit të arbitrimit shqiptar, UEFA cakton gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen europiane

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon rritja e nivelit të arbitrimit shqiptar, UEFA cakton gjyqtarët

Arbitrave shqiptarë u besohet një tjetër ndeshje e rëndësishme e kompeticioneve të UEFA-s. Enea Jorgji, kryesor, dhe ndihmësit e tij anësor Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj (Florian Lata arbitri i katërt) do të vendosin drejtësi në përballjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Europa Ligë mes Sportingut të Lisbonës dhe Rakou, që do të luhet këtë të enjte.

Në VAR do të jetë spanjolli Juan Martinez Munuera dhe AVAR arbitri holandez, Denis Higler. Ndeshja e fundit e rëndësishme e gjykuar nga trupa shqiptare ishte ajo mes Jang Bojs dhe Lajpcigut në fazën e grupeve të Championsit, më 24 shtator.

Një sukses i jashtëzakonshëm për arbitrat shqiptarë, që duke se po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në kompeticionet e rëndësishme europiane.

enea jorgji arbitri shqiptar sporting-rakou liga e europës

Lini një Përgjigje