TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 16:56

Po shkëlqen me skuadrën e Serisë A, Arijon Ibrahimoviç “çmend” FSHF-në dhe Alban Bushin

Shkruar nga Pamfleti

Po shkëlqen me skuadrën e Serisë A, Arijon Ibrahimoviç

Arijon Ibrahimoviç është padikskutim lojtari i momentit në Itali dhe në vendin tonë. Talenti shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e Frosinones ndaj Empolit në Serinë A. 17-vjeçari arriti që të asistonte për Marvin Çunin, ndërsa realizoi edhe një gol për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se FSHF-ja ka tentuar që ta bëjë lojtarin pjesë të kombëtares shqiptare. Në fakt Alban Bushi e ka kërkuar talentin e Frosinones ta ketë pjesë të skuadrës për Europianin e vitit 2025.

Ibrahimoviç nuk ka dhënë një përgjigjje përfundimtare duke lënë kështu gjithçka të hapur për të ardhmen. Kujtojmë se 17-vjeçari është pjesë e Gjermanisë së moshave dhe në total ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë “operacion”.

arijon ibrahimoviç talenti shqiptar fshf alban bushi

Lini një Përgjigje