
Përfundojnë pjesët e para të 6 ndeshjeve të raundit të katërt të fazës së grupeve në Champions League. Supesfida e luajtur në “San Siro” mes Milanit dhe PSG-së është mbyllur në barazim 1-1. Parizienët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 9 me Milan Skriniar.
Mbrojtësi u gjend i vetëm përballë portierit Menjo dhe realizoi pas një goditje me kokë.
Milani arriti të barazonte shifrat në minutën e 12. Ishte Rafa Leao, i cili gjeti rrugën e rrjetës me një gol fantastik.
Mançester Siti mposhti pastër 2-0 Jang Bojsin dhe hipotekon kualifikimin për në raundin tjetër. Përbindëshi Haland nuk ndalet me kampionët e Europës. Fil Foden dyfishoi shifrat me golin e realizuar në fundin e takimit.
Lajpcigu ka triumfuar minimalisht në Serbi dhe i është bashkuar Sitit në raundin e 1/16.
Porto ka bërë detyrën në shtëpi përballë Antuerpenit të Mujës. Evanilson gjeti rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë.
Atletiko e Madridit ka triumfuar në shtëpi përballë Sëlltikut me shifrat 2-0. Grizman zhbllokoi shifrat për “Los Kolçoneros” në minutën e 6, ndërsa Alvaro Morat vulosi shifrat në minutën e 45+3.
Lacio mposht Fejnordin në “frymën e fundit”. Çiro Imobile i jep fitoren bardhekaltërve me golin e realizuar në minutën e 45+1.
Lini një Përgjigje