TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2023, 19:01

“Më i miri i sezonit”, Myrto Uzuni shpërblehet me çmim në Spanjë, ia dorëzon presidenti i La Ligës

Shkruar nga Pamfleti

“Më i miri i sezonit”, Myrto Uzuni shpërblehet me

Darka e së hënës ka qenë e veçantë për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka qenë i pranishëm në një ceremoni në Madrid, ku janë ndarë çmimet për lojtarët më të mitë të edicionit të kaluar sipas votave të futbollistëve profesionistë në Spanjë.

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë Spanjollë (AFE), organizoi këtë ceremoni ndarje çmimesh në Real Casino të Madridit dhe Uzuni ishte një nga yjet e kësaj mbrëmjeje.

Sulmuesi ishte përzgjedhur nga votuesit si lojtari më i mirë i Segunda Division për sezonin 2022-2023, në të cilin ai u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati dhe ndihmoi Granadan të ngjitej në elitë. Dhe nuk ishte rastësi që në ceremoninë e djeshme, çmimin atij ia dorëzoi vetë Havier Tebas, presidenti i La Liga, i cili ka parë se si fatet e Granadas në elitë në këtë edicion do të varen shumë nga ajo që do të prodhojë Uzuni para portës.

Për sulmuesin shqiptar kjo është padyshim një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e tij që ka pasur rritje graduale duke qenë vazhdimisht një nga lojtarët më të spikatur në të gjithë kampionatet ku ka luajtur deri tani.

 

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare lojtari më i mirë i vitit

Lini një Përgjigje