TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2023, 17:43

Aktivizoi lojtarin që e pafederuar në Kupën e Mbretit, Federata Spanjolle merr vendimin për Granadën e Myrto Uzunit

Shkruar nga Pamfleti

Aktivizoi lojtarin që e pafederuar në Kupën e Mbretit, Federata

Federata Spanjolle e Futbollit skualifikoi Granadën nga Kupa e Mbretit të martën, pasi ata aktivizuan një lojtar që nuk është i federuar, në ndeshjen e fituar prej tyre 3-0 në raundin e parë ndaj Arosas. Skuadra e Uzunit luajti me portierin e tyre 24-vjeçar të ekipit B, Adrian Lopez, duke thyer kështu në mënyrë të qartë rregulloren.

Duke qenë se konsiderohet një garë zyrtare, ndalohet përdorimi i lojtarëve nga ekipet e lidhura, në këtë rast Granada B, të cilët janë mbi 23-vjeç, thuhet në rregulloren e këtij kompeticioni, ndërkohë portieri Lopez ishte 24-vjeç.

Arosa sfidoi Granadën dhe mori këtë të martë vendimin, që garanton kalimin në raundin tjetër të Kupës së Mbretit. Granada ka 10 ditë kohë për të bërë ankim dhe u gjobit me 6 mijë euro.

Reali i Madridit ( fitoi kupën e Spanjës vitin e kaluar) u përjashtua nga Kupa e Mbretit në vitin 2015, pasi aktivizoi anësorin Denis Çerishev kundër Kadizit.

granada kupa e mbretit federata spanjolle e futbollit

Lini një Përgjigje