TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2023, 15:35

Trazira para sfidës së Champions League, plagoset me thikë tifozi francez, mes tyre edhe oficeri i policisë

Shkruar nga Pamfleti

Trazira para sfidës së Champions League, plagoset me thikë tifozi

Dueli mes Milanit dhe PSG-së i vlefshëm për raundin e 4 në fazën e grupeve të Champions League pritet të jetë tepër i zjarrtë sonte në mbrëmje. Ndërkohë që në mesnatë ka plasur dhuna mes dy tifozërive.

Rreth 50 ultras kuqezi sulmuan me flakadanë dhe tymuese tifozët e PSG-së në zonën e Naviglit. Më pas menjëherë mbërriti policia duke bërë që të shpërndahej turma.

Sipas njoftimit të policisë një tifoz francez ka mbetur i plagosur rëndë nga 2 goditje me thikë në këmbë dhe është transportuar neë spital.

Përplasje kanë ndodhur edhe mes ultrasve të PSG-së dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë. Një oficer u godit me thikë në këmbë dhe sulmuesi u arrestua. Një tjetër oficer është goditur më një objekt duke pësuar një plagë në buzë.

milan psg dhuna mes tifozëtive

Lini një Përgjigje