TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2023, 17:50

Kategoria e Parë/ Flamurtari mund Korabin, Bylisi barazon me Besën; Elbasani triumfon me ‘poker’!

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Flamurtari mund Korabin, Bylisi barazon me Besën;

Mesditën e kësaj të hëne u luajtën të gjitha sfidat e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë, ku në 6 përballjet e zhvilluara u shënuan në total plot 15 gola.

AF Elbasani triumfoi me “poker” transertën e Luzit të Kavajës, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin, 4 me 2. Golat për “verdheblutë” i shënuan Greca, Hasani, si dhe Leo Melo, me një dopietë, respektivisht në minutat 14’, 17’, 9’ e 78’, ndërsa për skuadrën e Luzit rrugën e rrjetës e gjetën Treni e Xhika, në minutat 40’ e 49’.

Në krahun tjetër, “vlonjatët” e Flamurtarit arritën një fitore minimale në transfertën e Korabit të Peshkopisë, duke i mundur këta të fundit me rezultatin minimal, 0 me 1, pas golit të Lancinet Sidibe, në minutën e 36’-të sfidës.

Fitorja tjetër e ditës erdhi në fushën e Tomorit të Beratit, me këta të fundit që u mundën nga skuadra e Burrelit, me rezultatin minimal, pas golit të Nazës në minutën e 63’-të të sfidës. Megjithatë vlen të theksohet se kjo ndeshje solli shumë ankth pasi në minutën e 18’ pas përplasjes me Hysollin, sulmuesi i Burrelit Florenc Farruku ra pa ndjenja në tokë.  Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e të dyja stafeve mjekësore për të shpëtuar 22-vjeçarin. Pasi është zgjuar, Farruku është dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin rajonal të Beratit, ndërsa u shoqërua me duartrokitjet e tifozëve.

Ndërkohë, tre sfidat e tjera, të kësaj të hëne janë mbyllur në barazim. Sfida Bylis-Besa u mbyll në barazimin e “bardhë”, 0 me 0, sfida Vora-Lushnja u mbyll me barazimin 2-2, me golat për vendasit u shënuan nga Raboshta në minutën e 45+3’ dhe Pereira në minutën e 86’, teksa për miqtë shënuan Kasmollari në minutën e 15’ dhe Ayinde në minutën e 73’, ndërsa Kastrioti-Apolonia ndahen me barazimin 1-1, me Arapin që shënoi për vendasit në minutën e 3’ dhe Trifoni realizoi për miqtë në minutën e 30’.

kategoria e parë

Lini një Përgjigje