TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2023, 15:59

“Nuk je kujtuar për shpërblimin”, Erion Braçe shigjeton Veliajn: E ke detyrim ligjor t’i bësh rrugën stadiumit të Partizanit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk je kujtuar për shpërblimin”, Erion Braçe

Erion Braçe ka ‘shigjetuar’ edhe njëherë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me kompleksin ‘Partizani’ i ndërtuar së fundmi nga klubi i kuq. Ndryshe nga impiantet e tjera në vend, ky është një investim i gjithi i klubit dhe presidentit Gaz Demi pa ndihmën e FSHF-së apo qeverisë shqiptare.

Impianti, tashmë me emrin ‘Arena e Demave’, nuk është ende i përfunduar plotësisht pasi priten të ndërtohen edhe dy fusha stërvitore, hoteli dhe tribunat pas porte. Kryebashkiaku i Tiranës, në fushatën e tij për zgjedhjet lokale, premtoi në mes të fushës se do të ndërtonte rrugën drejt stadiumit.

Mirëpo, premtimi u bë, zgjedhjet u fituan, por rruga është ende e njëjta, mos më keq. Rruga nuk është thjeshtë një ‘dhuratë’ nga Bashkia, por një detyrim ligjor, që duhet zbatuar për një investim aq të madh që i bëhet infrastrukturës sportive në Shqipëri.

Deputeti Braçe gjithashtu zbulon se Erion Veliaj ende nuk ka dhënë shpërblimin për titullin kampion, një premtim tjetër i pambajtur nga ai. Po në atë fushë ku lojtarët e Partizanit po korrin suksese javë pas jave, Erion Veliaj premtoi shpërblimin e majmë prej 150 milionë lekësh për fitimin e titullit kampion.

“Nuk je kujtuar për shpërblimin”, Erion Braçe

erion braçe deputeti i ps erion veliaj kryebashkiaku i tiranës

Lini një Përgjigje