
Tifozët e Borusias së Dortmundit gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Championsit ndaj Njukasëllit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj superfuqive të futbollit botëror, kryesisht ndaj tre figurave.
Ata paraqitën karikaturat e tre personazheve me peshë në futbollin e sotëm si Xhani Infantino (presidenti i FIFA-s) Naser Al Khelaifi (presidenti i PSG-së), Andrea Anjeli (presidenti i Juventusit) dhe i thanë “JO” reformës së Ligës së Kampionëve.
“Nuk ju intereson sporti, ju interesojnë vetëm paratë”, shkruhej në banderolën e shpalosur te “muri i verdhë”. Kjo vjen nga ndryshimet që do të pësojë struktura, pasi nga sezoni 2024-2025, Championsi, do të nisë me një format të ri dhe të pazakontë, gjë që nuk u pëlqen aspak tifozëve gjermanë.
Gara më elitare e klubeve nga sezoni 2024-2025 do të përbëhet nga një rekord prej 36 skuadrash që do të grupohen në një grup të vetëm ku do të luajnë tetë ndeshje secila, katër në shtëpi dhe katër si mysafirë kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm.
Pas këtyre tetë ndeshjeve, tetë skuadrat më të mira të grupit do të fitojnë një vend në raundin e 1/16-të dhe skuadrat nga vendi i nëntë deri në vendin e 24 do të fitojnë një vend në raundin e gjashtëmbëdhjetë të garës, me ekipet nga e 9 në të 16, që do të luajnë kundër skuadrave të renditura nga vendi 17-24, të cilat do të jenë nikoqire në ndeshjen e parë.
Skuadrat nga vendi 25-36 do të eliminohen dhe do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.

Lini një Përgjigje