
Borusia e Dortmundit ka bërë “qymyr” Njukasëllin. Gjermanët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 anglezët dhe i jep shansin Milanit, që me një fitore të kuqezinjve sonte ndaj PSG i jep shansin “Djallit” të mbajë gjallë ëndrrën e kualifikimit.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26. Sabitzer asistoi për Fulkurg dhe ky i fundit realizoi në portën e kundërshtarit.
Goli i dytë erdhi në minutën e 79, pas një kundërsulmi tepër të bukur të nisur nga Adejemi nga porta e tij e duke e dërguar topin në mesin e fushës te Brandt, me yllin e mesfushës, i cili avancoi deri në portën angleze dhe dyfishoi shifrat.
Dortmundi ka fituar ndeshjen e tyre në shtëpi dhe jashtë fushe kundër një klubi anglez në UCL për herë të parë që kur mposhti Mançester Junajtid në sezonin 1996-1997.
Me këtë fitore, Borusia e Dortmundit ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Njukasëlli mban vendin e 3 me 4 pikë.
Surpriza e mbrëmjes vjen nga Ukraina. Shaktari i Donjetskut ka triumfuar në shtëpi përballë Barcelonës me rezultatin minimal 1-0. Heroi i vendasve ishte Sikan me golin e realizuar në minutën e 40 dhe ndëshkoi portierin Ter Shtegen.
Ky rezultat lejon ende spanjollët të mbeten në vendin e parë të grupit me 9 pikë, por Porto e cila luan në mbrëmje mund të marrë një fitore e të prekë kreun e tabelës. Shaktjori i Donjetskut renditet në vendin e tretë me 6 pikë
Lini një Përgjigje