
Sulmuesi Nejmar pësoi një frikë të madhe mbrëmjen e sotme. Shtëpia e Bruna Biankardit, nënës së vajzës së tij të porsalindur Mavie, u pushtua dhe u grabit nga një bandë kriminale në Kotia, në shtetin e Sao Paulos. Informacioni vjen nga portali R7. Sipas gazetës, prindërit e influencueses ishin në vendngjarje në momentin e sulmit dhe ishin të lidhur, por nuk u lënduan.
Sipas Gardës Civile Komunale (GCM), njëri nga të dyshuarit në aksion, i cili tashmë është arrestuar, është banor i godinës, ku ka banesë familja Biankardi dhe kishte lejuar të hyjnë kriminelët e tjerë. Dy nga të dyshuarit ishin të armatosur dhe po kërkonin Brunën dhe Mavie, vajzën e sulmuesit Nejmar Zhunior. Për fat të dyja nuk ishin në rezidencë në kohën e “pushtimit”.
Fqinjët kanë lajmëruar autoritetet, pasi kanë vërejtur se diçka e çuditshme po ndodhte në shtëpi. Agjentët kanë rrethuar pronën dhe kanë arritur të arrestojnë një të dyshuar, i cili ishte banor i godinës. Të tjerët ikën me çanta luksoze, ora dhe bizhuteri.
Nejmari, ‘10’-ta e skuadrës braziliane nuk e kanë komentuar ende ngjarjen në rrjetet sociale. Publikimi i fundit i sulmuesit ishte një foto me vajzën e tij Mavie në Instagram stories, gjatë orëve të para të së martës, pikërisht në momentin e “pushtimit” të shtëpisë së Biankardit. As influencuesja nuk ka publikuar asgjë për atë që ka ndodhur.
Lini një Përgjigje