TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2023, 23:05

Milani i çmendur ringjall shpresën, kuqezinjtë thyejnë PSG-në, Siti dhe Lajpcigu në fazën tjetër të Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Milani i çmendur ringjall shpresën, kuqezinjtë thyejnë

Milani triumfon në supersfidën e Champions League dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikimin. Kuqezinjtë kanë triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj PSG-së.

Francezët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 9. Pas një goditje nga këndi ishte Skinjar i cili me kokë mposhti portierin Menja.

3 minuta më vonë, Zhiru nga e majta lëshoi një gjuajtje të fortë që u grushtua nga Donaruma, topi u kthye te Leao, i cili me roveshatë dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 50, Milani gjeti golin që i dha 3 pikët. Teo Hernandez nga e majta lëshoi një harkim perfekt për Zhiru, i cili me kokë mposht Donarumën.

Mançester Siti bën detyrën teksa mposhti pastër 3-0 Jang Bojsin, me Erling Haland i cili shënon dopietë ndërsa Foden ishte autori i golit tjetër. Lacio e Hysajt mori një fitore minimale ndaj Fejnordit, ndërsa Arbnor Muja me Antverpenin eliminohet nga grupet pas humbjes me Porton.

Atletiko e Madridit nuk u përmbajt teksa çmontoi me rezultatin tenistik 6-0 Sëlltikun, ndërsa Lajpcigu mposht 2-1 serbët e Sërvena Zvezdës në Beograd.

milan psg atletiko e madridit champions league

Lini një Përgjigje