TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 17:23

Nga Hysaj, Gjimshiti e Kumbulla, te Kalaj, brahimoviç e Çuni , kush janë 14 kuqezinjtë që luajnë në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Nga Hysaj, Gjimshiti e Kumbulla, te Kalaj, brahimoviç e Çuni ,

Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç ishin dy lojtarët e fundit me origjinë shqiptare që mbërritën në kampionatin italian, aty ku gjetën një duzinë me futbollistë kuqezinj.

Në Serinë A aktualisht luajnë Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi tek Empoli. Te skuadra e Atalantës është Berat Gjimshiti, ndërsa te Lacio Elseid Hysaj. Për të vijuar me Kristjan Asllanin që aktivizohet tek Interi dhe Marash Kumbullën me Romën.

Nedim Bajrami është pjesë e Sasuolos po në elitën e Italisë dhe më tej kemi tre lojtarë me origjinë shqiptare te Frozinone, ku Çuni është pjesë e Kombëtares, ndërsa mbrojtësi Serxho Kalaj ka qenë me Shpresat dhe gjithashtu Arijon Ibrahimoviç që është me origjinë nga Prizreni, por përfaqëson Gjermaninë aktualisht. Për ta mbyllur me Leçen, ku luajnë Ramadani, Dermaku dhe Medon Berisha.

Nga Hysaj, Gjimshiti e Kumbulla, te Kalaj, brahimoviç e Çuni ,

etrit berisha marvin çuni berat gjimshiti elseid hysaj

Lini një Përgjigje