TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 19:50

Shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit, Prokuroria e Prishtinës hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Agim Ademit

Shkruar nga Pamfleti

Shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit, Prokuroria e

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i dyshuar për veprat penale të “Shmangies nga tatimi” dhe “Keqpërdorim të besimit”. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penal Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Mirëpo, prokurori i rastit, Ali Hajdini ka nxjerrë aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penal me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.

Prokurori ka shqyrtuar dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryerësve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penal.

Sipas këtij aktvendim të dyshuar për shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit ishin edhe këta persona me këto iniciale M.C., A.D., I.A. dhe A.N.

Ndryshe, ndaj Ademit më 23 mars 2023 ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktim të kësaj mase.

Kujtojmë se më 15 mars 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.

agim ademi presidenti i federatës së kosovës prokuroria themelore e prishtinës

Lini një Përgjigje