TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2023, 17:54

Kualifikueset e “EURO 2024”/ Franca publikon listën e lojtarëve, spikat emri i ri në prapavijë

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e “EURO 2024”/ Franca publikon listën e

Franca do të masë forcat në muajin nëntor me Gjibraltarin dhe Greqinë. Për këto takime kualifikuese të “EURO 2024”, trajneri i “Gjelave”, Didier Deshamps ka publikuar listën e lojtarëve.

Tekniku nuk është kursyer aspak, duke thirrur më të mirët. Sulmi është mjaft i pasur, me Dembele, Grizman, apo edhe Zhiru. Mesfusha ka emra mjaft premtues si Emeri i PSG. Në prapavijë spikat Klaus. Deri më tani, Franca ka grumbulluar 18 pikë.

Lista e Francës:

Portierë: Alfonso Areola, Majk Menjo, Bris Samba

Mbrojtës: Xhonatan Klaus, Lukas Hernandez, Teo Hernandez, Ibrahima Konate, Zhuls Kunde, Zhan Kler Todibo, Uilliam Saliba, Dajot Upamekano

Mesfushorët: Eduardo Kamavinga, Jusuf Fofana, Bubakar Kamara, Adrien Rabiot, Uarren Zaire-Emeri

Sulmues: Kingsli Koman, Osman Dembele, Antoni Grizman, Olivier Zhiru, Randal Kolo Muani, Kilian Mbape, Markus Turam

 

franca lojtarët e grumbulluar

Lini një Përgjigje