
Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç ishin protagonistët kryesorë të Frozinones në fitoren kundër Empolit në kampionat, me të dy sulmuesit shqiptarë që gjetën rrugën e rrjetës.
Të dy ata kanë marrë një vëmendje tejet të madhe në klubin e Serisë A, por kush vendosi që t’i sillte të dy ata në Itali nga Bajerni i Mynihut?
Mediat italiane kanë zbuluar se nuk ishte drejtori sportiv i klubit, Angeloxi, por bashkëshortja e tij gjermane, Andrea, e cila i kishte sugjeruar bashkëshortit të saj dy lojtarët shqiptarë, pasi kishte parë potencialin e tyre te moshat e Bajernit.
Marvin Çuni gjeti golin e parë me fanelën e Frozinones. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 58 për të zhbllokuar rezultatin.
Një gol 100% shqiptar pasi edhe asisti erdhi nga një tjetër talent me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç dhe ndëshkuan dy shqiptarët e tjerë, Ismajli e Berisha. Një supergol nga talenti kuqezi që bëri një lëvizje spektakolare me finte për ta dërguar topin pas kurrizit të portierit të kombëtares, Etrit berisha.
Çuni pa t’i anulohej edhe një gol tjetër në pjesën e parë, por festa e tij ishte legjitime dhe 20-vjeçari realizoi një ëndërr teksa shënoi në një kampionat si ai i Serisë A.
Arijon Ibrahimoviç është padikskutim lojtari i momentit në Itali dhe në vendin tonë. Talenti shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e Frosinones ndaj Empolit në Serinë A. 17-vjeçari arriti që të asistonte për Marvin Çunin, ndërsa realizoi edhe një gol për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.
FSHF-ja ka tentuar që ta bëjë lojtarin pjesë të kombëtares shqiptare. Në fakt Alban Bushi e ka kërkuar talentin e Frozinones ta ketë pjesë të skuadrës për Europianin e vitit 2025.
Ibrahimoviç nuk ka dhënë një përgjigjje përfundimtare duke lënë kështu gjithçka të hapur për të ardhmen. Kujtojmë se 17-vjeçari është pjesë e Gjermanisë së moshave dhe në total ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka realizuar 11 gola. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë “operacion”.
Lini një Përgjigje