Më pak se 10 ditë pas dëmtimit shumë të rëndë të gjurit që kompromentoi sezonin e tij të parë me fanelën e Al-Hilal, Nejmari tashmë i është nënshtruar një operacioni për të rindërtuar ligamentin dhe dy meniskët e gjurit të majtë, por pak para se të fillonte rehabilitimin ai duhej të merrte disa lajme të këqija.
Dy ditë pas frikës së madhe për tentativën për rrëmbim të vajzës së tij, braziliani, i cili u dëmtua në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Uruguajit, rrezikon të përfundojë jashtë skuadrës në klubin e tij.
Al-Hilal ka ndërmarrë veprime për pezullimin e përkohshëm të kontratës. Qëllimi është të lirohet një vend për të regjistruar një të huaj në janar, pasi aktualisht klubi ka mbushur vendet në dispozicion për lojtarët jo-sauditë.
Siç u komunikua nga media saudite Arrijadijah, vendimi erdhi nga një konsultim midis drejtuesve të përfshirë në merkato dhe trajnerit Horge Zhesus, i cili i shpjegoi klubit nevojën për të marrë një mbrojtës të majtë në skuadër.
Në këtë mënyrë, Nejmari, i cili pas dëmtimit mori mbështetje nga tifozët dhe shokët e skuadrës, do të rikthehej zyrtarisht në skuadrën e Al-Hilal vetëm duke filluar nga sezoni 2024-2025.
Për më tepër, periudhat e parashikuara të rikuperimit nuk janë më pak se 6-8 muaj, ndaj për këtë sezon paraqitja e tij e fundit duhet të mbetet ajo e 29 shtatorit në fitoren 2-0 ndaj Al-Shabab.
Lini një Përgjigje