TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2023, 21:43

Sezoni fantastik i Muriqit, sulmuesi kosovar “abonohet” me golin dhe gjen sërish rrugën e rrjetës me Majorkën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sezoni fantastik i Muriqit, sulmuesi kosovar “abonohet” me golin dhe

Vedat Muriqi ka gjetur golin e 13 në këtë sezon të La Liga me fanelën e Majorkës. Shqiptari i Kosovës, ka tundur rrjetën në minutën e 80 në duelin ndaj Zhironës, të vlefshëm për javën e 33.

Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës në Shqipëri, arriti të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur përkohësisht baraspeshën, teksa vendasit 4 minuta më pas gjetën sërish golin e avantazhit me Kastelanos. 

Në këtë sezon, Muriqi numëron 30 ndeshje me fanelën e Majorkës në kampionat, ku veç 13 golave, ka regjistruar edhe 3 asiste. 

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, momentalisht renditet në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve. Vetëm emra big si Levandovski, Benzema, Grizman, Unal dhe Joselu kanë shënuar më shumë se Muriqi këtë sezon në La Liga. 

vedat muriqi sulmuesi kosovar muriqi

Lini një Përgjigje