
Ndeshja mes Vorskla Poltavës dhe Dinamos së Kievit u ndërpre në minutën e 81, pasi vendi u përfshi nga alarmi për sulme ajrore. Ndërprerja zgjati rreth 50 minuta, e më pas skuadrat u rikthyen në fushë për të përfunduar takimin, të cilin e fitoi Dinamo e Kievit me shifrat 1-2.
Nga Ukraina, për “Panorama Sport”, Taulant Seferi u shpreh se alarme të tilla, tashmë janë bërë normale në ato zona ndërkohë që Poltavën, qytetin në të cilin jeton e konsideron një qytet të sigurt dhe pa luftë.
“Kur jepet alarmi për rrezik, ndërpritet ndeshja deri sa të përfundojë. Nuk është se u trembëm, pasi jemi mësuar me situata të tilla. Në Poltava ku jam unë, nuk konsiderohet një zonë e rrezikshme.
Por çfarë ndodh kur bie alarmi? Na thonë që të rrimë në dhomat e zhveshjes deri në një moment të dytë. Kur përfundoi alarmi, dolëm për të mbaruar minutat që na kishin mbetur”, u shpreh Seferi.
Lini një Përgjigje