TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2023, 18:51

Mbrëmë ishte titullar ndaj pretendentëve për Champions League, futbollisti dënohet me 5-vite burg për lidhjet me Kamorrën

Shkruar nga Pamfleti

Mbrëmë ishte titullar ndaj pretendentëve për Champions

Një vendim i papritur ka dalë sot nga Gjykata e Napolit, e cila ka dënuar me burgim një nga futbollistët e Serisë A. Armando Izo, mbrojtësi 31-vjeçar napolitan i Monzës, ka marrë një dënim për ngjarje të së kaluarës, kur ai luante në Serinë B me Avelinon.

Emri i Izos doli në një përgjimin e “Kamorras”, pasi ai ka lidhje farefisnore me disa elementë mafiozë. Çështja vazhdoi për shumë vite nën hetim, pasi Izo përmendej si protagonist në trukimin e rezultatit të të paktën një ndeshje për të favorizuar “Kamorrën” në vendosjen e basteve sportive në sezonin 2013-2014.

Pas thuajse një dekadë, gjatë së cilës ai u bë një emër i njohur në Serinë A me klube si Xhenoa, Torino e së fundmi Monza, erdhi sot dënimi me 5-vite burg për të, kushëririn Umberto Akurso, i cili është kapoja i klanit të Vinela Grasi në Sekondiljano, si dhe Salvatore Ruso, i lidhur me të njëjtin klan. Për Izon u dhanë 5-vite burg, ndërsa për dy të tjerët, për çështjen ne fjalë, janë dhënë dënime për 18 muaj burg.

Izo ka qenë protagonist i ecurisë mbresëlënëse të Monzës në këtë sezon dhe ishte titullar edhe mbrëmë në ndeshjen që kjo skuadër barazoi 1-1 ndaj Romës pretendente për një vend në Ligën e Kampioneve.

armando izo futbollisti i monzës "kamorra"

Lini një Përgjigje