TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2023, 16:52

Hotele, zyra dhe qendra tregtare, Teuta i “vjedh” argjentinasve “Bombonera”-n, si do të duket impianti i ri i stadiumit ‘Niko Dovana’ (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Hotele, zyra dhe qendra tregtare, Teuta i “vjedh” argjentinasve

Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri "Niko Dovana", alternativa e studios belge 51N4E u shpall fituese. Tanimë në Durrës do nisin punimet për impiantin e ri të Teutës. Ngjashmëria e stadiumit të ri do jetë me "La Bombonera" në Argjentinë, stadiumi i Boka Zhuniors.

Ky projekt (Projekti i 51N4E (Belgjikë)) do e konceptojë stadiumin si pjesë të qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin, por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.

“Ne kemi menduar të ndërtojmë hapësira të gjelbra, ta kthejmë stadiumin edhe në një vend dhe park stërvitjeje. Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitjeve, dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten por ta bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit. Ne synojmë që stadiumi të jetë aktive në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha përfaqësuesi i studios.

Hotele, zyra dhe qendra tregtare, Teuta i “vjedh” argjentinasve

 

Hotele, zyra dhe qendra tregtare, Teuta i “vjedh” argjentinasve

-Do të ketë fusha stërvitjeje basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtëm dhe një të brendshme.

-Stadiumi do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium

-Rreth stadiumit parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare

-Do ndërtohet qendra e zhvillimit të konventave dhe Festivalit kombëtar të filmit.

Në Durrës, u prezantuan sot tre projekte për ndërtimin e stadiumit të ri ‘Niko Dovana’. Gara e hapur ndërkombëtare, e shpallur në muajin shkurt të këtij viti përzgjodhi në fazën finale tre studio prestigjoze të arkitekturës 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë) për të prezantuar publikisht propozimet arkitektonike para një jurie me personalitete ndërkombëtare të fushës.

Hotele, zyra dhe qendra tregtare, Teuta i “vjedh” argjentinasve

Hotele, zyra dhe qendra tregtare, Teuta i “vjedh” argjentinasve

Edhe Korça do të bëhet me stadium të ri dhe projekti fitues është shpallur 'Cebra Architecture'. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

"niko dovana" stadiumi i ri i teutës

Lini një Përgjigje