TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Maj 2023, 22:26

Pa fushë stërvitore dhe do t’u shembet stadiumi, situatë kaotike te Besëlidhja, skuadra lezhjane bie për herë të 3 nga Kategoria në 93-vite

Shkruar nga Pamfleti

Pa fushë stërvitore dhe do t’u shembet stadiumi, situatë

Me humbjen që pësoi ndaj Luzi 2008, Besëlidhja ra matematikisht në Kategorinë e Dytë. Tri javë para mbylljes së sezonit u shua çdo lloj shprese për lezhjanët.

Ata duhet të luajnë edhe dy javë të fundit për të mbyllur llogaritë me këtë kampionat, që shkoi si mos më keq. Këtë fundjavë do të presin Flamurtarin në shtëpi dhe në finish do të shkojnë në Peshkopi. Pritshmëri nuk kanë dhe aq më pak objektiva, ndaj logjikisht do të luajnë vetëm për qejf. Sa për statistikë, kjo është hera e tretë që Besëlidhja bie në nivelin e tretë të futbollit shqiptar. Në historinë e saj 93-vjeçare, ka rënë në sezonin 1959-1960 dhe 2012-2013.

Në të dyja rastet është ngjitur direkt, ndaj shpresohet që edhe vitin që vjen të kenë të njëjtin fat. E megjithatë, tashmë situata duket edhe më e rëndë. Rrëzimi këtë herë nuk duket kaq rastësor, për të mos thënë që ishte i paralajmëruar.

Por flasim për një ekip, që praktikisht ka mbetur pa asgjë. Në janar iu prish aneksi dhe mbetën pa një fushë stërvitore dhe tani do t’u shembet edhe stadiumi. Stadiumi i qytetit do të kthehet në një qendër rekreative dhe parking për qytetin… E thënë troç, skuadrën e presin hallet edhe një ligë më poshtë. Jo vetëm që nuk do të ketë ku të përgatitet, por as ku të luajë.

besëlidhja skuadra lezhjane

Lini një Përgjigje