TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Maj 2023, 20:05

Juventusi bën detyrën ndaj Leçes, Vlahoviç “ringjall” veten, Atalanta parakalon Interin dhe Milanin

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi bën detyrën ndaj Leçes, Vlahoviç

Juventusi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Leçen në ndeshjen e vlefshme për javën e 33 të Seria A.

Sfida u zhbllokua në minutën e 15 nga Paredes me një supergol nga goditja e dënimit. Në minutën e 37, Cisai riktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë, por festa iu zgjati shumë për shkak se Vlahoviç shënoi golin e dytë për bardhezinjtë. Ndeshja e fundit ku sulmuesi serb kishte shënuar gol ishte më 7 shkurt.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e 2 me 63 pikë, ndërsa Leçe pozicionohet në vendin e 16 me 31 pikë.

Fitore edhe për Atalantën. Gjimshiti me shokë kanë mundur 3-2 Specian dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, duke parakaluar Interin dhe Milanin. Barazim i çmendur 3-3 mes Salernitanës dhe Fiorentinës, ndërsa Torino ka mundur 2-0 Sampdorian në transfertë.

juventus leçe seria a atalanta fiorentina

Lini një Përgjigje