
Ish-futbollisti i Barcelonës, Zherard Pike është konfliktuar me vëllain e ish-partneres së tij, Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Incidenti ndodhi në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin “Telemundo”. Pike udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut këtë të mërkurë, për të parë djemtë e tij.
Por ribashkimi me kolumbianen, duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar. Dëshmitar i këtij konflikti ishte vëllai i artistes, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-futbollistin katalanas.
Konflikti përfundoi me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.
Lini një Përgjigje