
“Përbindëshi” Erling Haland nuk ka të ndalur.
Me golin e realizuar në versionin “alla Mesi” me parabol, ndaj Uest Hemit, norvegjezi arriti shifrën e 35 golave sezonalë në Premier Ligë.
Sulmuesi norvegjez thyen kështu rekordin historik të mbajtur nga dy anglezët Alan Shirër dhe Endi Kol, të cilët kishin shënuar 34 gola gjatë një sezoni.
Statistikat e frikshme vërtetojë gjithmonë e më shumë se Haland është padyshim trashëgimtari i lavdisë së Mesit dhe Ronaldos.
Në përfundim të sfidës, e gjithë vëmendja ishte tek Erling Haland:
“Ishte një natë speciale, një moment special”, u shpreh Haland BBC duke shtuar: “Është e pabesueshme kjo që ndodhi, jam i lumtur edhe për tre pikët. Në fund vetëm kjo ka rëndësi. Si do ta festoj këtë rekord? Tani do të kthehem në shtëpi, do të ha diçka dhe do të luaj me video-lojëra. Nuk e them atë tjetrën se do të tallen me mua, pastaj do të shkoj në shtrat, kështu do e festoj”, u shpreh Haland.
????????'???? ???????????????? ????????! ????
— Manchester City (@ManCity) May 3, 2023
The most goals in a single @premierleague season! ????
???? @ErlingHaaland ???? pic.twitter.com/F9yKXXOZMT
Lini një Përgjigje