TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2023, 18:04

Kategoria e Dytë/ 15 gola në 6 ndeshje, Elbasani ngjitet në të Parën me goleadë, ja të gjitha rezultatet

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Dytë/ 15 gola në 6 ndeshje, Elbasani ngjitet në

Është mbyllur sot Kategoria e Dytë me ndeshjet e javës së fundit, aty ku Elbasani ka shkëlqyer duke shënuar një fitore të thellë me rezultatin 6-0 ndaj Tepelenës.

Verdheblutë kishin siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe rezultati me Tepelenën, ishte sa për statistikë.

Ndërkohë, Pogradeci ka fituar 1-0 ndaj Luftëtarit. 4 skuadrat që do të luftojnë për një vend për në Kategorinë e Parë, janë Pogradeci, Labëria, Butrinti dhe Devolli, të cilat do të luajnë në “Play Off” dhe fituesit i Grupit B, do të luajë me vendin e 10 të Kategorisë së Parë.

Nga kategoria kanë rënë Albpetroli dhe Memaliaj, teksa Tepelena ka edhe një shans të fundit duke qenë se luan në “Play Out”.

Rezultatet e javës së fundit të Kategorisë së Dytë:

1-KF Devolli 3-1 FK Memaliaj

2-KF Butrinti 2-0 SHS Albpetrol

3-KF Delvina 0-0 KF Shkumbini

4-Maliqi 0-2 Labëria FC

5-AF Elbasani 6-0 FK Tepelena

6-KF Pogradeci 1-0 AF Luftëtari

elbasani tepelena kategoria e dytë pogradeci

Lini një Përgjigje