
Gjykata e Napolit dënoi me 5-vite burg lojtarin e Monzës, Armando Izo. Ai akuzohet për mashtrim sportiv dhe si pjesë e grupit kriminal “Kamorra”, ndërsa ekzaktësisht italiani është dënuar për trukimin e ndeshjes Modena-Avelino, sfidë e luajtur më 17 maj 2014. Pas këtij vendimi, lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i shkallës së parë. Jam shpallur i pafajshëm për moskryerjen e krimit në ndeshjen Avelino-Rexhina më 25 maj 2014, por akuzohem se kam trukuar ndeshjen Modena-Avelino të 17 majit 2014, ndeshje që as nuk e kam luajtur. Do të shqyrtojmë situatën me avokatët e mi dhe do të bëjmë ankim.
Unë besoj në drejtësi dhe jam i sigurt se do të tregoj pastërtinë time ndaj krimit. Falenderoj AC Monza dhe familjen time, të cilët janë gjithmonë pranë meje. Nuk do të ndalem së luftuari!” – shkruajti Armando Izo.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje