
Skuadra e Reksham është bërë një nga më të njohurat në futbollin botëror në dy vitet e fundit falë faktit se kanë si pronarë aktorët e Hollivudit, Rajan Rejnolds dhe Rob MekElheni. Ajo që në fillim dukej thjesht si një fushatë publiciteti e të dyve në Europë me klubin e vogël uellsian, që është kthyer në një histori suksesi të jashtëzakonshme pasi këtë vit, klubi u ngjit në kategorinë e katërt angleze, përsëri mes profesionistëve pas më shumë se një dekade.
Dhe për të festuar ngjitjen pas një sezoni, ky ekip siguroi 111 pikë, Reinolds dhe MekElheni u kanë premtuar lojtarëve të tyre një festë që nuk do ta harrojnë gjatë gjithë jetës. Sikur të mos mjaftonte festa me autobus të hapur në Reksham me fansat e tyre, yjet e Hollivudit kanë ftuar ekipin për katër ditë të paharrueshme në Las Vegas.
Një festë ku ata nuk do të vendosin dorën në xhep për asgjë, pasi gjithçka do të mbulohet prej pronarëve. “Na kanë thënë ‘lini në shtëpi kartat e kreditit’ dhe nuk ka na kanë treguar asgjë se çfarë do të bëjmë apo çfarë itinerari kemi:”, treguan lojtarët e Reksham në rrjetet sociale, duke u bërë gati për një festë të paharrueshme.
Lini një Përgjigje