TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2023, 21:14

Tirana kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, finalja me Besëlidhjen shoqërohet me tensione, ndërhyn policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tirana kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj,

Tirana ka arritur të shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 21 në basketboll për meshkuj. Në një sfidë mjaft emocionuese, bardheblutë kanë triumfuar me rezultatin 89 me 64.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj ia ka dalë të fitojë në këtë finale të pestë të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Edhe pse Besëlidhja tentoi që të shkurtonte diferencën për gjatë gjithë takimit, bardheblutë ishin të vendosur mirë në parket dhe mjaft të motivuar përballë lezhianëve.

Kjo ishte finalja e pestë mes dy ekipeve, me Tiranën që arriti të fitonte këtë trofe të rëndësishëm sezonal.

Nuk munguan edhe momentet e tensionit, teksa nga videot e mëposhtme fillimisht shihet një prej zyrtarëve të ekipit lezhjan, i cili i drejtohet me fjalë banale gjyqtarëve të finales së madhe duke ushtruar presion verbal.


Ndërsa pak minuta më pas, tifozët lezhjanë dalin jashtë kontrollit duke goditur me sende të forta në drejtim të stolit bardheblu.


Në këtë moment loja u ndërpre dhe u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën, pasi basketbollistët e Tiranës kishin shkuar në dhomat e zhveshjeve në këto minuta të tensionuara.

tirana besëlidhja basketboll për meshkuj

Lini një Përgjigje