TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2025, 20:26

Sezoni 2023-2024, Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë”!

Shkruar nga Pamfleti

Sezoni 2023-2024, Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë”!

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është shpallur fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur me plot meritë në “Final Four”.

Çmimin e “Këpucës së Artë” ia dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili e përgëzoi Balajn dhe e uroi për më shumë sukses në të ardhmen.

Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola.

Lini një Përgjigje