TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2025, 16:04

Seria-a/ Genoa i “falet” golit të Frendrup dhe merr tre pikë të plota përballë Parmës!

Shkruar nga Pamfleti

Seria-a/ Genoa i “falet” golit të Frendrup dhe merr tre

Në javën e 20-të të kampionatit italian, Genoa ia doli të merrte tre pikë duke mposhtur 1-0 Parmën. Përballja ishte e fortë dhe dy skuadrat u kujdesën më shumë të mbronin, gjë së solli një 45 minutësh pa gola dhe rrjedhimisht duke mbyllur 0-0 pjesën e parë.

Edhe pjesa e dytë do të ishte një “lojë shahu”, por në minutën e 65-të, një aksion i nisur nga Miretti dhe pasimi brilant i mesfushorit nxori në pozicion goditës Frendrup. Ky i fundit lëshoi një të djathtë pa shumë pretendime, por devijimi nga mbrojtja bëri që trajektorja e topit të nxirrte jashtë loje portierin dhe topi të ndalej në rrjetë. Rezultati 1-0 do të mbetej i pa ndryshuar për të gjithë pjesën e mbetur të ndeshjes dhe Genoa do të merrte tre pikë tepër të rëndësishme.

Me këtë fitore Genoa ndodhet në kuotën 23 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të, duke lënë Parmën në vendin e 17-të me 19 pikë.

Lini një Përgjigje