TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Janar 2025, 21:48

A do të qëndrojë te Bayern? Kimmich i jep fund dilemave

Shkruar nga Pamfleti

A do të qëndrojë te Bayern? Kimmich i jep fund dilemave

Joshua Kimmich, 29-vjeçari i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. E ndërsa kontrata e lojtarit me gjigandët e Bundesligës skadon këtë verë, Kimmich ka vendosur të qëndrojë te Bayern Munchen.

Pas fitores 1-0 në Gladbach, Kimmich në një intervistë për Sky shprehet se “mundësia që unë të qëndroj është dukshëm më e madhe se në verë, sepse shoh se si luajmë futboll. Kjo gjithashtu ka të bëjë shumë me trajnerin”.

 “E gjithë Gjermania e sheh se ne luajmë futboll në një mënyrë tjetër . Duket dukshëm më mirë. Është kënaqësi në stërvitje dhe në fushë”, tha 29-vjeçari.

Kimmich shprehet se  “ka shumë, shumë arsye të mira për një zgjatje të kontratës. Për mua është një vendim themelor. Ka të bëjë me atë se ku mund të keni sukses maksimal në tre deri në katër vitet e ardhshme.”

 

 

Lini një Përgjigje