
Dy ndeshje të javës së 20-të të Superiores u luajtën këtë të shtunë, ku Elbasani arkëtoi 3 pikët përballë Teutës, ndërsa Skënderbeu dhe Partizani u ndalën në barazim.
Takimi i luajtur në ‘Arenën e Demave’ mes të kuqve dhe ‘Ujqërve të Dëborës’ u mbyll në barazim 1-1.
Për të ardhur te goli, të kuqtë kaluan në epërsi në minutën e 43-të, me anë të Bintsuka, i cili nga fare pranë nuk mund të gabonte.
Në minutën e 54-të, Taipi provoi të dyfishojë shifrat, por ndërhyrja e portierit Alia mbajti në lojë korçarët. Në minutën e 70-të, Bismark humbi një shans ideal për të vendosur baraspeshën, ndërsa goli i barazimit do vinte në fund me Nikaj. Partizani kryeson tabelën me 34 pikë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin.
Elbasani përmbysi Teutën, duke triumfuar me shifrat 3-1. Te durrsakët shënoi Beshiraj, ndërsa te skuadra nga Elbasani spikati tripleta e Lleshit.
Lini një Përgjigje