TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 19:18

Ronaldo do të bëhet i vetmi i kohës moderne që arrin shifrën e jashtëzakonshme, CR7 drejt rekordit historik

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo do të bëhet i vetmi i kohës moderne që arrin

Pas javësh të tensionuara në Ligën Profesionale Saudite, ku Kristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve jashtë fushe, duket se situata është stabilizuar. Al Nassr ka rimarrë vendin e parë në renditje, ndërsa sulmuesi portugez është rikthyer protagonist me paraqitje vendimtare dhe deklarata që synojnë të mbyllin çdo polemikë.

Javën e kaluar, Ronaldo la pas përplasjet e lidhura me Fondin e Investimeve Publike (PIF), pas transferimit të Karim Benzema tek Al Hilal. Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi pësoi një humbje të papritur në ndeshjen e kthimit mes Benzemas dhe Al Itihad, çka i hapi rrugë Al Nassr-it për të rimarrë kreun e tabelës.

Deklaratat e fundit të Ronaldos konfirmojnë një klimë më të qetë në kampin e tij. Pas fitores kundër Al Hazem, ku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes (MVP), ai u shpreh:

Unë i përkas Arabisë Saudite dhe dua të qendroj këtu. Është një vend që më mirëpriti mua, si dhe familjen dhe miqtë e mi. Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj.

Në të njëjtën ndeshje, Ronaldo u shfaq edhe me kapelen tradicionale saudite, një gjest simbolik që u interpretua si sinjal i qartë për mbylljen e kapitullit të tensioneve të fundit.

Në aspektin sportiv, 39-vjeçari është rikthyer në formë optimale. Javën e kaluar shënoi në rikthimin e tij kundër Al Fateh, ndërsa në përballjen me Al Hazem realizoi dy gola, duke hapur dhe mbyllur fitoren e skuadrës së tij. Disa gola të tjerë iu anuluan gjatë ndeshjes, ndërsa ai vazhdon të ndjekë nga afër Ivan Tonej në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit.

Dy golat e fundit i mundësuan Ronaldos të bëhet lojtari i parë në histori që arrin 500 gola pas moshës 30-vjeçare. Për krahasim, Harri Kejn ka kaluar shifrën e 500 golave në karrierë në moshën 32-vjeçare.

Ronaldo aktualisht numëron 965 gola në karrierë dhe vazhdon të afrohet drejt objektivit simbolik të 1,000 golave – një shifër që deri pak vite më parë dukej e paarritshme në futbollin modern.

Me qetësinë e rikthyer dhe formën në rritje, portugezi duket i përqendruar plotësisht te synimet sportive, ndërsa Al Nassr vijon betejën për titull në një kampionat gjithnjë e më konkurrues

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nassr

Lini një Përgjigje