TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2026, 17:43

“Ishte fantastik”, MLS zgjedh 16-vjeçarin shqiptar në formacionin e javës: Vështirë të ketë hedhur një hap gabim

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte fantastik”, MLS zgjedh 16-vjeçarin shqiptar në

Debutimi i 16-vjeçarit shqiptar me Red Bull Nju Jork në javën e parë të Major League Soccer (MLS) ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të vetë ligës amerikane. Mesfushori i ri u aktivizua si titullar dhe qendroi në fushë për 76 minuta, duke kontribuar në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Orlando Sitit.

Paraqitja e tij u vlerësua si shumë pozitive, pasi ai rezultoi i saktë në ndërtimin e lojës dhe dha asistin për golin e dytë të realizuar nga Julian Hall. Të dy futbollistët janë pjesë e brezit të ri, me moshë 17 vjeç e poshtë, që po gjejnë hapësira në ekipin e parë të Red Bull Nju Jork.

MLS e përfshiu Mehmetin në artikullin kushtuar debutuesve të javës, duke e cilësuar paraqitjen e tij si mbresëlënëse. Në analizën e publikuar nga liga theksohet se, pavarësisht rrezikut për ta mbivlerësuar performancën, ai ishte “fantastik” në fitoren e merituar të skuadrës së tij. Sipas artikullit, mesfushori i dalë nga akademia e klubit, pjesë edhe e përfaqësueseve të moshave të Shteteve të Bashkuara, luajti me pjekuri, realizoi pasime që thyenin linjat kundërshtare dhe u përfshi në mënyrë aktive në manovrën sulmuese.

Një element i theksuar në analizë është besimi i dhënë nga trajneri Majkëll Bredlei. Ish-mesfushori i njohur i përfaqësueses amerikane ka punuar më parë me Mehmetin te RBNY II, skuadër që fitoi titullin “MLS NEXT Pro 2025”. Ky bashkëpunim i mëparshëm shihet si një faktor që ka ndikuar në aktivizimin e hershëm të talentit të ri në ekipin e parë.

Vlerësimet për 16-vjeçarin nuk u ndalën me kaq. Përveç përfshirjes në listën e debutuesve më të spikatur të javës, ai u përzgjodh edhe në formacionin ideal të javës së parë në MLS, duke konfirmuar impaktin e menjëhershëm në elitën e futbollit amerikan.

“Ishte fantastik”, MLS zgjedh 16-vjeçarin shqiptar në

mls mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje